Skip to Content

PARTNERITET

 PARTNERITET

people walking on gray concrete bridge during daytime
SPANJË​

Lexoni më shumë!

a large stone structure with trees in the background

Seksioni i Partneritetit paraqet tetë partnerët e projektit CULT, të cilët vijnë nga katër vende të BE-së dhe një në fazën e pranimit. Rrjeti përfaqëson një shprehje konkrete të bashkëpunimit ndërkombëtar midis institucioneve, universiteteve, organeve trajnuese, organizatave të konsulencës dhe qendrave kërkimore, të bashkuara nga angazhimi i përbashkët për zhvillimin kulturor dhe arsimor në të gjithë Evropën.


Hidhini një sy për të mësuar më shumë rreth partnerëve. 

ITALI
Kush jemi ne dhe çfarë mund të bëjmë për ju

Universiteti i Camerino-s (UniCam) me qendër në Camerino (Rajoni Marche, Itali), ka qenë universitet publik që nga viti 1958, por është themeluar në vitin 1336. UniCam ka rrënjë në të kaluarën, por rritet dhe përmirësohet me vështrim nga e ardhmja. Për 21 vite me radhë, UniCam është renditur në vend të parë ndër universitetet e vogla (deri në 10,000 studentë të regjistruar) dhe aktualisht ka pesë shkolla universitare të shpërndara në katër kampuse. UniCam ka prezencë në zonën e Camerino-s me Shkollat e Shkencave Farmaceutike dhe Produkteve të Shëndetit, Drejtësisë, Shkencës dhe Teknologjisë; ndërsa në bashkitë Matelica dhe Ascoli Piceno ndodhen respektivisht Shkolla e Shkencave Mjekësore Veterinare dhe ajo e Arkitekturës dhe Dizajnit. Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë karakterizohet nga një shkallë e lartë ndërdisiplinariteti mes shkencave, gjë që lehtëson bashkimin e kompetencave në tema të ndryshme kërkimi.

Sektori i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Camerino-s është në pararojë të kërkimit dhe edukimit në disiplina kyçe si sistemet e informacionit të biznesit, inteligjenca artificiale, zhvillimi i softuerit dhe teknologjitë me fokus analizimin e të dhënave, process mining (analizimi i proçeseve përmes të dhënave), automatizimin e proçeseve të biznesit dhe blockchain. Me kalimin e kohës, këto fusha kanë fituar rëndësi gjithnjë e më të madhe në botën akademike dhe në ndikimin e tyre socio-ekonomik, siç dëshmohet nga suksesi i spin-offs dhe bashkëpunimet me industrinë.

CONFORM S.c.a.r.l. operon që nga viti 1995 në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke promovuar projekte kërkimore, plane trajnimi me formate fizike, përvojë praktike dhe e-learning, aktivitete konsulence për biznese dhe administratën publike, hartimin e planeve të komunikimit tradicional dhe me mediat e reja, prodhime audiovizuale dhe filmike, realizimin e zgjidhjeve dhe lojërave VR, AR dhe MR, zhvillimin e strategjive të gamifikimit dhe marketingut të bazuar në lojëra, me mbështetjen e stafit ekspert dhe të një ekipi trajnerësh, konsulentësh dhe menaxherësh me eksperienca të suksesshme, si dhe një rrjeti të gjerë partnerësh me mbi 250 organizata kombëtare, evropiane dhe partnerë ndërkombëtarë.

SHQIPËRI
Kush jemi ne dhe çfarë mund të bëjmë për ju

Universiteti i Tiranës (UT), i themeluar në vitin 1957, është universiteti më i madh dhe më prestigjioz publik në Shqipëri. UT përbëhet nga gjashtë fakultete dhe dy institute, dhe ofron 174 programe në të tre ciklet e studimit, me staf akademik prej 779 vetash me kohë të plotë dhe rreth 28,550 studentë. Falë traditës, nivelit të lartë të kualifikimit, trajnimit dhe çertifikimit, Universiteti i Tiranës mbetet universiteti më i kërkuar në vend. Institucioni është i njohur për traditën akademike, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe kontributet në shkencë, kulturë dhe zhvillim ekonomik. Aktualisht, Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh në vend.

UT merr pjesë në mënyrë aktive në programe bashkëpunimi evropian si Erasmus+, Tempus dhe Horizon Europe, duke nxitur shkëmbimet akademike dhe bashkëpunime kërkimore me universitete nga e gjithë bota. Gjithashtu është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare si AUF, UNICA dhe UNIMED, duke forcuar rolin e tij si institucion udhëheqës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) është një “think tank” me qendër në Tiranë që kontribuon në demokratizim, zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik në Shqipëri dhe rajon, në bashkëpunim me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. SCiDEV angazhohet kryesisht në kërkime që ndikojnë politikat dhe veprimet, kryen studime që informojnë proçeset vendimmarrëse, ndikojnë zhvillimin e politikave dhe udhëheqin përpjekjet për avokim, ndërtim kapacitetesh, mentorim, komunikim shkencor dhe angazhim me aktorë në Heliksin e Katërfishtë..

Puna e SCiDEV është e organizuar rreth katër shtyllave kryesore: Demokraci dhe Qeverisje - Media dhe Komunikimi - Forcimi i Lidhjeve të Kërkimit me Shoqërinë - Inovacioni, Transformimi Digjital dhe IA.

SCiDEV është e përkushtuar në forcimin e inovacionit dhe kërkimit shkencor, në avokimin për përdorimin e provave në nismat ligjore dhe rregullatore, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për fuqizimin e komuniteteve të ndryshme, përfshirë të rinjtë, kërkuesit, aktivistët dhe grupet informale, si dhe institucionet e arsimit të lartë, institucionet shtetërore në nivel qendror dhe vendor, organizatat lokale të shoqërisë civile dhe median. Për të arritur misionin e saj, SCiDEV bashkëpunon me akademinë, shoqërinë civile, median, institucionet publike dhe private. Ekipi i SCiDEV përbëhet nga profesionistë shumë të motivuar dhe një rrjet bashkëpunëtorësh të jashtëm me kompetenca dhe ekspertizë plotësuese, të cilët punojnë së bashku për të realizuar këto qëllime.

KROACI
Kush jemi ne dhe çfarë mund të bëjmë për ju

Universiteti i Zagrebit është institucioni kryesor arsimor në Kroaci me 31 fakultete, 3 akademi arti dhe qendra e departamente universitare të ndryshme. Si universitet publik dhe gjithëpërfshirës në Evropën Qendrore, UNIZG ofron programe në të gjitha fushat shkencore (arte, biomjekësi, bioteknologji, inxhinieri, shkencat humane, shkencat natyrore dhe shkencat sociale) dhe një gamë të gjerë kursesh në të gjitha nivelet e studimit, nga universitare në pasuniversitare për më shumë se 70,000 studentë. Universiteti dallon jo vetëm për mësimdhënie, por edhe për kërkimin shkencor, duke kontribuar me mbi 50 përqind të prodhimit vjetor të kërkimit në Kroaci.

FRANCË​
Kush jemi ne dhe çfarë mund të bëjmë për ju

​Universiteti Côte d’Azur është një universitet kërkimor intensiv, që mbështetet te një ekosistem i fortë institucionesh universitare dhe kërkimore (Observatori i Côte d’Azur, CNRS, INRIA, etj.), që: ● Mirëpret mbi 30,000 studentë ● Punëson mbi 4,000 persona të përfshirë në kërkim në laboratorë të vlerësuar me A ose A+ ● Mbështetet në 493 partneritete aktive për kërkim dhe trajnim ● Ka përvojë të fortë në menaxhimin e projekteve evropiane (mbi 100) dhe atyre kombëtare ● Ka fituar 76 çmime kombëtare dhe 48 ndërkombëtare në kërkim ● Ka 113 patenta aktive dhe 37 licenca

Gjatë viteve të fundit, Universiteti Côte d’Azur ka transformuar strukturën e tij në një organizatë më dinamike dhe fleksibël për t’iu përshtatur nevojave të shoqërisë dhe për të përgatitur më mirë akademikët dhe profesionistët e rinj për një botë që ndryshon vazhdimisht. Modeli aktual i Universitetit Côte d’Azur mbështetet në bashkëpunim transdisiplinor, një model eksperimental koordinimi ndërmjet kërkimit, trajnimit dhe inovacionit, si dhe partneritete të qëndrueshme me subjektet e sektorit privat dhe politikbërësit lokalë. 

SPANJË
Kush jemi ne dhe çfarë mund të bëjmë për ju​​

Universiteti i Valencias (Universitat de València, UV) është një nga institucionet më të vjetra akademike në Spanjë, me rrënjë që datojnë në vitin 1499.

Përgjatë shekujve, është zhvilluar dhe zgjeruar vazhdimisht duke ruajtur angazhimin e tij ndaj kërkimit, mësimdhënies cilësore dhe përfshirjes sociale. Ofertat e tij akademike variojnë nga fushat më tradicionale të studimit deri te fushat më të fundit në zhvillim, duke theksuar një karakter të fortë multidisiplinar dhe inovativ. 

Sot UV-ja përfshin një gamë të gjerë fakultetesh dhe shkollash që mbulojnë disiplina të ndryshme si shkencat shëndetësore, shkencat humane, shkencat sociale, inxhinieria dhe shkencat eksperimentale.

Culturalink është një kompani konsulence e specializuar në kërkim, analizë, këshillim dhe planifikim strategjik në sektorët kulturorë dhe krijues, me një histori të fortë prej mbi 100 projektesh në rajonet spanjolle. E themeluar në vitin 2001, C>LINK mban lidhje të forta me komunitetet kulturore dhe artistike lokale, veçanërisht në Canarias (selia qendrore) dhe València. C>LINK merr pjesë gjithashtu në projekte të financuara nga BE, veçanërisht në programin Horizon, duke realizuar kërkime, zbatuar pilotime dhe vlerësime të detyrave.

Si një entitet i lidhur me ekosistemin kërkimor, C>LINK bashkëpunon me Universitetin e Valencia-s përmes zyrës së saj në Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë të Universitetit. Përveç konsulencës së aplikuar kulturore, C>LINK ka zgjeruar fushën e saj të punës edhe në fusha të tjera aktiviteti, ku kultura ka lidhje ndërsektoriale. Si rrjedhojë, një numër i madh projektesh janë realizuar në lidhje me planifikimin ekonomik, ekonominë digjitale, zhvillimin urban, politikat e barazisë gjinore, turizmin, arsimin, politikat sociale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.